Në një kohë kur eksponentë të ish-regjimit komunist në vendin tonë, janë katapultuar në nivele të larta drejtuese, shoqëria duket se ende ndjen nostalgji për kohën e Enver Hoxhës. Nëse në brezat e rritura një gjë e tillë edhe mund të kuptohet, një fenomen shqetësues është vërejtur së fundi nga historiani Kastriot Dervishi. Ai ka pikasur videon e publikuar nga drejtoria rajonale e arsimit vendor në Urën Vajgurore, ku një vajzë e klasës së tetë i thur lavde regjimit komunist, madje e quan Hoxhën, lule.
“Lulja e terroristit. Do mjaftonte kjo video e shpërndarë nga zyra arsimore vendore Ura Vajgurore e Qarkut Berat për të shkarkuar gjithë zyrën dhe çuar në ndjekje penale drejtuesit. Një nxënëse gjasme ka përgatitur një material për 5 majin dhe ku shfaqet imazhi i enver hoxhës me nëntekstin se ishte një lule që duhej ujitur vazhdimisht. Nënteksti është i qartë.
Elozhet ndaj kohës së diktaturës. Kjo është derexheja më e pabesueshme e shkollës, promovimi i enverizmit. Kur nxënësit quajnë “lule” një prej terroristëve më të mëdhenj që ka njohur Shqipëria, do të thotë se është rigatuar “njeriut të ri” i kohës së shkuar”, shkruan Dervishi, ndërkohë që për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.