Këngëtarja amerikane Millie Small është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare si pasojë e një goditje në tru.
Këngëtarja e famshme njihet për këngën e saj ‘My Boy Lollipop’, këngë e cila në vitin 1964 ishte e dyta më e dëgjuara ne SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kënga në fjalë mbetet një nga më të shiturat, me më shumë se 7 milion shitje.
Sipas ‘BBC’ lajmin e hidhur e ka bërë me dije themluesi i Island Records, Chris Blackëell i cili tha se u shua nga jeta një person i ëmbël dhe vërtet i veçantë.
“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori” tha Blackëell.
Chris Blackëell ishte ai që e ndihmoi këngëtaren me anë të kënëgës ‘My Boy Lollipop’ të bëhej e njohur ndërkombtarisht.