01:13 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat ndaj pandemisë në SHBA, ekspertët “kryqëzojnë” Trump: Injoroi paralajmërimet

20:50 | 06/05/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Një kontinent i tërë me 1.3 miliardë njerëz, koronavirusi mbërrin frikshëm në Afrikë

SHBA është ndër vendet më të prekura nga pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19.

Në lidhje me masat dhe menaxhimin e situatës në SHBA nga administrata Trump ka patur shumë debate ku më të shumtat vijnë nga ekspertët.

Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të malaries, të cilin Presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm.

Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.

Në ankesën e paraqitur, Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore, thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të malaries që kërkonte Presidenti Trump.VOA shkruan se në dokumentin e paraqitur tek Zyra e Posaçme Juridike, agjensia mbikqyrëse për qeverinë amerikane, zoti Bright thotë se administrata Trump dëshironte të dërgonte furnizime të tepruara me këtë ilaç në vatrat e nxehta në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Ankesa me shkrim vjen ndërsa administrata Trump po përballet me kritika për reagimin e saj ndaj pandemisë, për furnizimin me teste për virusin dhe me respiratorë, maska dhe paisje të tjera që mund të ulin përhapjen e sëmundjes. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë patur rreth 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekje. Zoti Bright thotë gjithashtu se administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai thotë se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri një paralajmërim në janar.

Por, ai thotë se u përball me rezistencë nga udhëheqja e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, ndër ta edhe vetë Sekretari Azar, i cili duket se ulte rëndësinë e kësaj katastrofe.

Etiketa: masat ne shbasituata pandemike ne bote
Pas

Samiti i Zagrebit/ Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, qeveritë të garantojnë lirinë e medias

Para

A do ta firmosnit dekretin për ndryshimet në Kodin Penal? Ja si përgjigjet ish-presidenti Nishani

Para
A do ta firmosnit dekretin për ndryshimet në Kodin Penal? Ja si përgjigjet ish-presidenti Nishani

A do ta firmosnit dekretin për ndryshimet në Kodin Penal? Ja si përgjigjet ish-presidenti Nishani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.