22:17 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Barku i diktaturës në Shqipëri po pjell një diktator tjetër”, Kastriot Çipi: Pse vendosëm shtyrjen e tubimit

21:53 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Barku i diktaturës në Shqipëri po pjell një diktator tjetër”, Kastriot Çipi: Pse vendosëm shtyrjen e tubimit

Aktivisti Kastriot Çipi ishte i ftuar në studion e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News ku ka folur për protestën e palnifikuar më 7 Maj e cila është shtyrë për datën 9 po të këtij muaj.

Ai tha se tubimi do të ndryshojë emër duke u quajtur përkujtimore ndërsa vjen në kuadër të ditës së Europës që u ngrit kundër nazizmit, ndërsa pohoi se në Shqipëri barku i diktaturës po pjell një diktator të ri.

Aktivisti tregoi edhe ngërçin që iu ka krijuar Policia e kryeqytetit organizatorëve me pretekstet e nxjerra që kanë çuar në shtyrjen e tubimit.

“Ne kemi bërë 3 ditë përpara afatit për tubimin kërkesën për leje. Policia ka bërë një përpjekje për të na shtyrë tej afatit për të shmangur atë përgjigje që na dha më vonë. Më datë 5 morëm njoftimin se Policia ka refuzuar kërkesën. Tubimi është sanksionuar në nenin 47 të Kushtetutës dhe nuk mund të negociohet. Ligji e ngarkon Policinë për mbarëvajtjen e protestës jo për mos-lejimin e saj. Policia thotë se ‘vendosa të mos e jap lejen’, duke na cituar një vendim qeverie të Marsit për shkak të masave me pandeminë. Është e vetmja gjë që ka përshkruar saktë në atë letër. Por si ka mundësi që me një vendim qeverie të suprimohet Kushtetuta.

Na shantazhonte që do penalizoheni me gjoba dhe nga 3 muaj deri në 2 vjet burg. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Administrative ku të ankohemi. Jemi në situatën ku diktatori jep një urdhër gojor dhe askush nuk e shekel më.

Tubimi do të bëhet por do të ndërrojë emër, nuk do të quhet tubim por përkujtimore për Ditën e Europës, për këtë nuk kërkojmë leje tek Rebani Jaupi, thjesht e bëjmë. Ne më datë 9 Maj do të bëjmë një përkujtimore, nuk do të protestojmë, dhe s’ka pse marrim leje. Do të mblidhemi më datë 9 Maj për të kujtuar rezistencën e gjithë popujve të Europës dhe fitoren e tyre kundër diktaturës naziste, dhe të kundërshtojmë fort lindjen sërish të diktaturës. Barku i diktaturës në Shqipëri po pjell një diktator tjetër”, tha Çipi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: kastriot cipiprotesta
Pas

Astrologe Meri Shehu paralajmëron disa shenja: Kujdes, mos kaloni masën e argëtimit

Para

“Dvorani po e mban dhunshëm mandatin”, ish-presidenti në Fax News: Ka shkelur rëndë Kushtetutën

Para
Dosja me 35 faqe padi do të merret nga Krimet e Rënda, kur e dorëzon Meta kallëzimin ndaj Dvoranit

"Dvorani po e mban dhunshëm mandatin", ish-presidenti në Fax News: Ka shkelur rëndë Kushtetutën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.