SPAK ka nisur hetimet për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, pas kallëzimit të një qytetari se këta persona kanë fshehur pasuritë e tyre, të evidentuara gjatë procesit të vetingut. Njoftimi i dhënë nga SPAK:
Në Pròkurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi pènal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe pròkurorive te ndryshme, për veprat pènale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Pènal.
Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja. Pròkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Pènale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Pròkurorisë së Posaçme.
Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim pròkurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Pròkurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Pròkurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi pènal Nr.137/2020, për veprën pènale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Pènal. (E.K/Faxweb.al)