Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin “Opinion” se mes presidentëve të dy Kosovës e Serbisë ka një marrëdhënie sektrete.
I pyetur se si ai ka rënë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, Kurti tha se një këshilltar i Presidentit Thaçi ja ka parashtruar atë si propozim një këshilltari të tij.
“Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova duhet të heqë dorë nga komunat në veri të lumit Ibër, Kosova të marrë ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrësesi Bujanovcin dhe Medvegjën. Një bashkëpunëtor i Presidentit ka biseduar me një nga këshilltarët e mi dhe i ka prezantuar këtë që ju thashë unë”, tha Kurti.
Kurti shtoi se ambasadori Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është keqpërdorur nga presidenti Thaçi dhe Vuçiç.
“Në anën tjeter ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim terrtitorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje”, shtoi Kurti.