Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për kalimin me VKM të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë si një kohë e gjetur nga Rama në mes të pandemisë për të grabitur.
Sipas kryedemokratit, një vendim i tillë, duke e kaluar Teatrin në pronësi të kryebetonierit të máfias është akt lùfte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të máfias është akt lùfte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.
Në Fletoren Zyrtare është botuar më datë 8.5.2020 (sot) një Vendim i Këshillit të Ministrave kalimi në pronësi të Bashkisë së Tiranës Teatrit Kombëtar, një godinë e cila tre vitet e fundit ka shkaktuar një përplasje të ashpër në jetën politike dhe jo vetëm në Shqipëri.
Në vendim shkruhet se sipërfaqja e kësaj prone me sipërfaqe totale 5522.7 m2 me adresë në rrugën “S.Toptani” në kryeqytet, ndërsa vijon Vendimi me argumentin se ka për qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, ‘në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërese e tij’ (lexo lajmin).
Më herët kanë reaguar edhe artistët dhe aktivistët ku regjisori Robert Budina me një video-mesazh nga sheshi i Teatrit Kombëtar me një qëndrim të ashpër në lidhje me VKM-në për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të kompleksit teatror.
Me një komunikim të ndjerë dhe tepër revoltues ai ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të dalin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar jo për të mbojtur një godinë por demokracinë dhe demostruar forcën e protestës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)