Mediat turke raportojnë se aktori ka pèrplasur një motorçiklist teksa udhëtonte me makinën e tij.
Ai ka zbritur menjëherë nga makina për të ndihmuar motorçiklistin pas pèrplasjes. Ngjarja është filmuar nga kamerat.
Më pas në vendngjarjet mbërriti policia. Këta të fundit konstatuan se aktori ishte në gjendje të dèhur. Burak Deniz u dënua me marrje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 1.228 lira turke.
Ndërkohë ka nisur edhe një hètim nga prokuroria për këtë aksidènt. Aktori do të dalë para gjykatës së shpejti. Ai u fotografua pas daljes nga komisariati, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.