Sherri mes Dodos dhe Xhoit në emisionin “Aventurierët” bëri bujë së fundmi. Dodo, e cila është e njohur edhe nga pjesëmarrja në “Big Brother 9”, akuzoi Xhoin se i ka hedhur diçka në shampo dhe mes tyre nisi sherri me shkulje flokësh dhe goditje.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, ish-banorja e “Big Brother 9”, Fotini ka reaguar e shokuar. “Sinqerisht jam pa fjalë! Nuk e di si mund të përcillen nga televizioni skena të tilla dhune! Çfarë po përcillet me këto pamje te publiku? Ok e kuptuam, jo ndonjë emision që ka ndonjë qëllim edukues apo ku di unë çfarë po të paktën a ka njeri që vendos rregulla? Në çdo vend të botës ka institucione që monitorojnë televizionet dhe dënojnë skenat e dhunës, ndërsa ne i shfaqim në televizion? Çfarë nuk shkon me ne? Çfarë po mundohemi të tregojmë me këtë pamje? Turp”, shkruan Fotinia.
“Ka shumë mënyra për të ngritur shikueshmërinë, jo me grushta, sharje, ofendime dhe banalitete! Ne mund të bëjmë më mirë nëse duam të ecim përpara! Ndonjë gjë edukuese keni?”, vazhdon ish-banorja.