19:14 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrásje dhe shfrytëzim grash për qëllime fitimi, kush janë dy vëllezërit që iu sekuestruan 3.7 milionë euro pasuri, jeta luksoze e tyre

11:52 | 11/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrásje dhe shfrytëzim grash për qëllime fitimi, kush janë dy vëllezërit që iu sekuestruan 3.7 milionë euro pasuri, jeta luksoze e tyre

Është finalizuar operacioni polícor “Investimi”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kríminale. Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve Shkëlzen dhe Edmond Hoxha, të dy me rekorde të theksuara kríminale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro. Të dy këta persona janë të përfshirë në ngjarje kriminale të ndodhura në shtetin belg, që përfshijnë vrásjen dhe trafikimin e grave për qëllime prostitucioni.

Dy vëllezërve iu sekuestrua: 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë; 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari  në tri banka të nivelit të dytë;

Njoftimi i plotë i policisë: Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kríminale në Drejtorinë Vendore të Polícisë Tiranë, në kuadër të operacionit polícor “Investimi”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kríminale që rrjedhin nga veprimtaria kríminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbulluara gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: Sh. H. 43 vjeç dhe  E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Shtetasi Sh. H. ka rekorde kríminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrásje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Polícia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kríminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Shtetasi E. H. ka rekorde kríminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kríminale”. Në këtë dosje shtetasi E. H. ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kríminale në Drejtorinë Vendore të Polícisë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kríminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Polícisë në Drejtorinë Vendore të Polícisë Tiranë të udhëhequra dhe të koordinuara me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Investimi” u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretisht: 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë; 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari  në tri banka të nivelit të dytë;

Në funksion të planit operacional “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kríminal i këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kríminal. (E.K/Faxweb.al)

Etiketa: shkelzen dhe edmond hoxhavellezerit hoxha
Pas

Karantinohet Albin Kurti, dyshohet se u infèktua nga një bashkëpunëtor i prekur nga COVID 19

Para

“Nuk mund të ketë rifillim të lojës” e bën të qartë Gjiknuri: Ja kur do të mbyllet Reforma Zgjedhore, opozita ka tendencën të…

Para
“Nuk mund të ketë rifillim të lojës” e bën të qartë Gjiknuri: Ja kur do të mbyllet Reforma Zgjedhore, opozita ka tendencën të…

“Nuk mund të ketë rifillim të lojës” e bën të qartë Gjiknuri: Ja kur do të mbyllet Reforma Zgjedhore, opozita ka tendencën të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

Situatë alarmante në Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.