Damiano u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania 9”. Çifti prej një viti janë të martuar, por korónavirusi i ka ndarë në dy shtete të ndryshme. Damiano ndodhet në Suedi, ndërsa Sara në Shqipëri.
Gjatënjë interviste çifti Damiano dhe Sara Agalliu u shprehen se komunikojnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. Megjithatë, i mungon afërsia fizike. Ndërkaq, të ngacmuar dhe nga Bieta, se kur zihen më shumë kur janë pranë apo larg. Çifti u shpreh se kur janë larg, sepse kur janë pranë gjërat sqarohen. Por pohuan se zënkat e tyre gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë të shumta.
“Ne zihemi më shumë kur jemi larg. Sepse gjërat keqkuptohen, kur shkruan nuk është njësoj kur je përballë. Një shkrim keqkuptohet ndërsa kur je ballë për ballë, kur e thua një fjalë kuptohet që nuk është me të keq, nga mimikat. Por zënkat tona nuk kanë qenë të shumta”, u shpreh Damiano.