Ish-Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka reaguar për Reformën në Drejtësi dhe duke dalë kundër kreut të KED, për të cilin thotë se duhet të ishte qëruar. Ndër të tjera, Solis kundërshton fort deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se vendi ynë ka oligarkë dhe nuk ka qenë kurrë më keq se sot.
Në një intervistë për “Abc News”, Solis u shpreh se populli nuk kontrollon dot asgjë, si dhe po bëhen gjëra të tmérrshme në sistemin zgjedhor.
“Ka oligarkë që ç’ke me të. Më keq se kurdoherë. Ndërkohë nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Ndërkohë janë edhe të parashikueshme ofertat se kur dhe ku do të shkojnë. Infulencat nuk do dalin tani, do dalin më vonë. Ka influencë politike dhe biznesi është dyndur në politikë. Populli ka disa vjet që voton numra. Populli nuk kontrollon gjë. Shumë gjëra janë bërë të tmérrshme në sistemi zgjedhor. Reforma në Drejtësi ka sjellë probleme. Ai Dvorani që unë kam respekt duhet të ishte qëruar se ka rol më shumë se çdokush tjetër aty”, tha Solis.(A.M/Faxweb.al)