15:33 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Thojini mirupafshim pushimeve, për sa vite nuk do të ketë udhëtime jashtë vendit

18:02 | 14/05/2020
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thojini mirupafshim pushimeve, për sa vite nuk do të ketë udhëtime jashtë vendit

Pándemia e korònavirusit nuk do të ndikojë vetëm këtë sezon veror tek turizmi. Një përgjegjës i udhëtimeve në Australi ka paralajmëruar se pushuesit duhet të presin të paktën tre vite që udhëtimi ndërkombëtar ti kthehet normalitetit. Industria e turizmit është më e gòditura nga pándemia dhe Australia, njësoj si të gjitha shtetet e botës ka mbyllur kufijtë që prej 19 marsit për të shmangur përhapjen e sèmundjes.

Çdo person që kthehet nga një vend tjetër duhet të karantinohet në një hotel për dy javë, duke përjashtuar në mënyrë efektive çdo pushim jashtë vendit. Alexandre de Juniac, shefi ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, shpresonte se situata mund të përmirësohej dhe izolimit ti vinte fundi, por tani beson se rimëkëmbja do të zgjasë shumë më tepër sesa pritej. Duke folur për Abc News Breakfast, paralajmëroi se industria nuk do të rikuperohet plotësisht deri në vitin 2023, prandaj udhëtimet jashtë vendit mund të pezullohen deri atë kohë.

“Ajo çfarë ne kemi planifikuar për të rifilluar industrinë është rihapja e tregjeve të brendshme, pastaj tregjeve rajonale kontinentale, të tilla si Azia-Paqësori, ose Evropa, ose Amerika e Veriut. Vendi nga ku bëhen udhëtime duhet të jetë i sigurt për procedurat e vendosura në aeroportin e nisjes. Dhe udhëtarët do të kenë nevojë për sigurimin e masave të zakonshme”, tha Juniac.

Kryetari i Përgjithshëm i Mjekësisë së Australisë Profesori Brendan Murphy gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e udhëtimit ndërkombëtar për një të ardhme të parashikueshme pasi nuk ka një protokoll të qartë për të rihapur kufijtë e kombit. Ai tha të mërkurën se mbylljet e kufijve mbetën thelbësore për të mposhtur pándeminë.(A.M/Faxweb.al)

Pas

Kamioni dhe kamionçina bëjnë “xing” në Elbasan, si është gjendja e shoferit

Para

Aplikim online për Hipotekat/ Rama zbulon si do të jepen dokumentat për pronën nga shtëpia

Para
Aplikim online për Hipotekat/ Rama zbulon si do të jepen dokumentat për pronën nga shtëpia

Aplikim online për Hipotekat/ Rama zbulon si do të jepen dokumentat për pronën nga shtëpia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

Shkodër – Dhunë fizike, kanosje, ndërtime pa leje dhe shkelje pronësie, procedohen disa shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.