Kryeministri Edi Rama teksa shpjegoi planin e rihapjes së vendit dhe rrèzikut që ky proces ka për qytetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për hapjen e kufijve.
Rama tha ndër të tjera se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësor me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësor me Greqinë dhe Kosovën, malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë. Dy rrèziqet më të tmèrrshme janë turizmi dhe transporti publik
Sa i perket turizmit Rama tha se “nuk do lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone dhe çadra përveç hoteleve. Ndërkohë që të gjitha plazhet e tjera do të jenë të lira publike. Do bëjmë plazh si dikur ne të dy, plazh me mjete rrethanore. Tani plazhet do të jenë masivisht publike. Nuk do të ketë më njerëz me hunj që të kërkojnë euro”.