Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, ish-zyrtari i lartë të LDK-së në Prizren ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi Lidhja Demokratike e Kosovës me një shkrim në faqen zyrtare të Facebook. Aty thuhet se Alba po qëndronte në Gjermani dhe trupi i saj i pajetë pritet të mbërrijë ditën e sotme për tu várrosur në vendlindje.
“Me pikèllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta, në moshën 22 vjeçe, Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit të degës dhe ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren, njeherit drejtues i IRSHP që këtyre ditëve është në ballë të luftës me pándeminë Còvid-19. Alba ishte studente në Gjermani dhe trupi i saj pritet të mbërrij sot për tu várrosur në vendlindje”, thuhet në njoftim.
Mbetet e paqartë arsyeja që i mori jetën vajzës në këtë moshë të re.(A.M/Faxweb.al)