Situata politike në Kosovë vijon të mbetet pa zgjidhje që pas rrëzimit të qeverisë Kurti në mocionin e mosbesimit në parlament.
Në kuadër të debatit institucional për krijimin e qeverisë së re në Kosovë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se presidenti Hashim Thaçi duhet të jep dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore.
Kurti ka përsëritur deklaratën se Thaçi nuk është i kënaqur më postin që ka, prandaj po kërkon më shumë pushtet.
“Presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bën mirë ta lëshojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shikojë për vizionin që do ta japë dhe votat që do marrë. Ai qartazi dëshiron të jetë më shumë se president dhe për ta bërë këtë i duhet një kryeministër më pak se kryeministër, këtë s’mund ta gjejë të unë”, ka thënë Kurti.