Danimarka nuk raportoi asnjë vdèkje të lidhur me korònavirusin – për herë të parë që më 13 mars. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infèktuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137.
Numri i viktímave mbeti i pandryshuar: 537. “Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 (sëmúndjes që e shkakton korònavirusi) në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Tëitter.
Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve. Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infèksioneve të shkaktuara nga një person me virús, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.
“Kjo pasqyron faktin se epídemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Ëejse, shkencëtar në departamentin e sëmúndjeve infèktive në Universitetin Aarhus.
Deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me korònavirus në Danimarkë, janë shëruar. Nga ata që kanë vdèkur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç./REL