Një 35-vjeçar nga Mirdita ka rënë në prángat e pòlicisë pasi kanosi me ármë zjárri një person dhe tentoi ta vríste. I riu i identifikuar me inicialet E.Sh., pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me shtetasin V.P., i theu xhamin e makinës dhe e kèrcënoi se do i merrte jetën.
Pòlicia ka arritur të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të kònfliktit mes dy personave. Në momentin që shërbimet e Pòlicisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Pòlicisë Mirditë.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Pòlicisë i gjetën ármën e zjárrit pistòletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrásje shtetasin V. P. Në përfundim të veprimeve u bë árrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penále në ngarkim të tij “Kánosja”, “Armèmbajtja pa leje” dhe “Shkatèrrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.(A.M/Faxweb.al)