Piktori Avni Delvina ka folur për cështjen e Teatrit Kombëtar duke deklaruar se është kundër shembjes. Në një intervistë për “Fax News”, shprehet se do të udhëtonte menjëherë drejt Shqipërisë nëse do të ishin rrugët e hapura për të qenë pranë artistëve dhe aktivistëve që po mbrojnë Teatrin. Sipas Delvinës, kjo është kthyer në një luftè për jetë a vdèkje dhe rënia e teatrit do ti japë një grusht demokracisë.
“E keqja me të cilën ata janë qepur është kthyer në një qëllim të një jete, një formë ekzistence sa i përket qeverisë dhe asaj pjese kaq negative në këto momente. Është kthyer në një luftè jetë a vdèkje, pra kush humbet, humbet shumë.
Është jashtëzakonisht negativ, nuk është më vetëm problem i teatrit. Është një formë komplekse, betèja për demokraci. Teatri nuk është vetëm historia, por jep përshtypjen se rënia e teatrit do të vrásë shpirtin e shqiptarëve, do ti japë një grusht. Nëse rrugët do të ishin të hapura, do të nisesha, do të isha pranë të tjerëve, pranë atij grupi të mrekullueshëm”, u shpreh Delvina.
Piktori shtoi se kjo qeveri kërkon të imponohet 360 gradë për të hequr pikat e referimit që e mbajnë njeriun.(A.M/Faxweb.al)