12:28 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUSIVE/ Zbardhet shkresa, KLSH rekomandon pezullimin e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar: Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese!

12:00 | 16/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I doli emri pro shembjes së Teatrit, reagon aktori: Këto peticionet janë benzinë e hedhur në një zjarr që vetëm shkatërron

Kontrolli i Lartë i Shetit ka rekomanduar pezullimin e vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fax News ka siguruar ekskluzivisht shkresën e firmosur nga kryetari i Këshillit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, e cila i drejtohet bashkisë dhe rekomandon kryebashkiakut Erion Veliaj të tërhiqet nga vendimi mbi shembjen godinës së Teatrit Kombëtar.

Në shkresë bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike, dhe rekomandohet që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuse ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH përpiqet që të ruaj dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale.”- thuhet në shkresën e KLSH-së.

Pika e fundit thotë se në rast se prishet Teatrit Kombëtar, do ta quaj dëm perosnal: “Pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe institucioneve që do të burojnë nga vendim-marrjet e padrejta, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese të shprehet se do t’i konsiderojë të kundërligjshme dhe të gabuara, do të trajtohen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit si dëm me pasoja të rënda për interesat ekonomike të shtetit dhe do të kërkohet dëmshpërblimi përkatës.”- thuhet në shkresë.

Në shkresën e cila mban datën 14 maj, ditën kur Këshilli Bashkiak firmosi me anë të e-malit edhe vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i rekomandohet kryetarit të bashkisë të pezullojnë të gjitha veprimet dhe vendim-marrjet në lidhje me pasurinë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150, Tiranë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga ana e Gjykartës Kushtetuese.

Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet këtij rekomandimi kërkon që të shmangë dëmtimet si të pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen, ashtu edhe të fondeve publike që mund të vijnë nga veprimet e njëanshme nga të zgjedhur dhe organet e pushtetit vendor, para efekteve juridike të vendimit të Gjyaktës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Në rekomandime shtohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ndjekë me vëmendje të shtuar këtë çështje në zbatim të funksioneve kushtetuese për auditimin mbi përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

“Për sa më lart, Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në Ligjin nr.154/2014 dhe Standardet Profesionale të Auditimit, për të vlerësuar rregullshmërinë e këtij procesi dhe shqyrtimin e vendim-marrjes mbi respektimin e dispozitave ligjore dhe nëligjore në fuqi nga titullarët dhe organet e zgjedhura apo të emëruara, do të rishikojë planin vjetor, të auditimeve për të fshirë kryerjen e këtij auditimi me përfundimin e disa angazhimeve audituese të ndërmarra kohët e fundit në Bashkinë e Tiranës.”- thuhet në përfundim të shkresës. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: KLSHteatri kombetarvendimi
Pas

I doli emri pro shembjes së Teatrit, reagon aktori: Këto peticionet janë benzinë e hedhur në një zjarr që vetëm shkatërron

Para

“Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit”

Para
“Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit”

"Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.