Me lotët që i rridhnin në faqe, aktori i njohur Mehdi Malka ndihej i pafuqishëm, kur shihte se atje tej përtej syve të tij, po shkatërrohet një histori, ajo e Teatrit Kombëtar, ku vetë ai u ngjit në skenë për shumë vite me radhë.
“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz, rroftë kryetari i bashkisë, këta janë ata që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit, iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.
Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mij, që kanë qendruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë shklyer, nuk e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, u shpreh aktori i madh.
Kujtojme se rreth ores 04:00 ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku është përleshur me aktorët dhe aktivistët.
Gazetarët e Fax Neës në terren raportojnë se situata është alarmante ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar.
(E.K/Faxweb.al)