Mes personave që janë shoqëruar ditën e sotme në Polici, është dhe një prej aktivisteve të Vetëvendosjes në Shqipëri, Megi Mustafaraj. Lidhur me këtë ka bërë një deklaratë dhe vetë VV, e cila shprehet se forcat e Policisë kanë përdorur edhe sprej piperi, gazin lotsjellës dhe mjete të tjera dhune për të larguar protestuesit që po mbronin këtë kompleks të Trashëgimisë Kulturore në zemër të Tiranës, e shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra” si vlerë e spikatur e trashëgimisë kulturore evropiane.
Deklarata e Vetëvendosjes: Dhuna policore nuk ka për ta ndalur rezistencën qytetare. Me qindra forca policore, të armatosura me armë automatike, kanë ndërhyrë sot dhunshëm, rreth orës 4:30 të mëngjesit, në hapësirën publike të Teatrit Kombëtar, Monument Kulture, duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, që kanë qëndruar mbi dy vite në mbrojtje të këtij Monumenti Kulture. Mes të arrestuarëve është edhe aktivistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Megi Mustafaraj.
Forcat e Policisë kanë përdorur edhe sprej piperi, gazin lotsjellës dhe mjete të tjera dhune për të larguar protestuesit që po mbronin këtë kompleks të Trashëgimisë Kulturore në zemër të Tiranës, e shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra” si vlerë e spikatur e trashëgimisë kulturore evropiane. Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesëve. Rezistenca qytetare ndaj këtij krimi të shumëfishtë do të vazhdojë. Teatri do ringrihet, bashkë me të dhe populli.
Discussion about this post