Pasi fadromat e IMT-së hodhën në shesh Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental, dhe shumë orëve tensione mes artistëve dhe punonjësve të Policisë, ka reaguar dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Me një postim në Twitter që ia ka drejtuar Edmond Budinës, Rama shkruan se është e drejta e tij që ta mendojë ndryshe çështjen e Teatrit, ndërkohë që nuk lë pa përmendur as opozitën që u përfshi në këtë kauzë.
Postimi i plotë i Ramës: Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare…
Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën, teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë, ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit..
Por ty nuk të takon të sha.sh, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd…
Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si dja.ll, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës! (E.K/Faxweb.al)