Monika Kryemadhi ndodhet në afërsi të Teatrit Kombëtar e rrethuar nga qindra qytetarë ndërkohë që nga ana tjetër ka prezencë të tejshtuar policie që kërkojnë shpërndarjen e qytetarëve.
Kryemadhi është ulur këmbëkryq në mes të rrugës dhe nuk pranon që të lejojë hapjen e saj ndërkohë që ka edhe qytetarë të tjerë kryesisht të rinj që po kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë se kryetarja e LSI-së në orët e para të mëngjesit është nxjerrë me dhunë nga godina e Teatrit dhe është shoqëruar për disa minuta në Komisariat derisa është bërë edhe ndërhyrja e parë për prishjen e kompleksit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)