Monika Kryemadhi është ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke e bllokuar atë dhe ndërkohë është rrethuar nga dhjetra qytetar. Njëri prej tyre i tha se e ka zhgënjyer disa herë por që i kërkoj të zotohej publikisht se nuk do të pranonte amnisti për Edi Ramën. Ndërkohë Kryemadhi ka bërë një deklaratë të papritur kur tha se do t’ja hajë veshin edi Ramës.
Qytetari: Unë jam një simpatizant i juaj qëkur keni qenë në Partinë socialiste dhe në Lëvizjen socialiste për integrim më pas, por edhe më keni zhgënjyer disa herë. Jam qytetar dhe ma jepni fjalën këtu para të gjithëve, a zotoheni se nuk do të jepni amnisti për Edi Ramën?
Kryemadhi: Unë do t’ja ha veshin Edi Ramës. ”Më va.rni mua tek sheshi Skënderbej dhe të lajm mëkatet e Sali Berishës, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, të gjithë gazetarëve që ankohen por nuk reagojnë kur dhu.nohet ajo kolegia e tyre. Si Jezu Krishti që mori më.katet e njerëzve, më merrni më kryqëzoni edhe mua që të laj mëkatet e të tjerëve”, vijoi më tej Kryemadhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)