Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në protestën e Teatrit Kombëtar ku ka bërë një thirrje të fortë ndaj qytetarëve kur tha se duhet të shpërfillin gjithçka ju garanton Kushtetuta.
“Të shpërfillin gjithçka tjetër për çfarë ju garanton kushtetuta dhe nuk ka bándit që bën të zémërimi i popullit do ti marrë përpara, nuk kam ardhur për konferencë për shtyp, sa herë që populli shtypet PD dhe Lulzim Basha do të jetë krah tyre. Këtu është bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj, do të qëndrojmë këtu sa të jetë e nevojshme”, tha Basha.
Basha ka bërë thirrje kryesisht të rinjve që të derdhen në shesh deri në darkë kundër Edi Ramës të cilin e quan bándit.
Basha tha se Ramavirùsi është më i rrezíkshëm se korónavirusi, ndërsa u përgjigj pyetjes së një gazetareje e cila e pyeti se ku ishte kur u shemb Teatri sot në mengjes dhe para disa minutave kur u dhunuan të rinjtë në bulevard.
“Asgjë nuk është më shumë se Ramùvirusi, nuk është korónavirusi më i rrezíkshëm se Ramavirùsi. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve, të rinjve sidomos të derdhen në shesh sot në deri në mbrëmje kundër këtij bánditi.
Kush ishte duzhur, ti ishe, ka edhe gazetarë që kanë ardhur këtu të bëjnë opozitën e opozitës. Flamur Noka kur u dhùnua ku ishe ti? E gjithë opozita ishte aty. Tani kur u dhùnuan të rinjtë isha rrugës për këtu”, tha Basha.(F.GJ/FAXWEB.AL)