Poeti dhe shkrimtari Rexhep Shahu ka bërë një postim të shkurtër në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një nga fotot e protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe sqaron se i riu që është vënë poshtë nga policët është djali i tij.
Në një thirrje drejtuar drejtuar kryeministrit ai sqaron se nuk është térrorist, por student i arteve.
“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte térrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…” – shkruan i ati. Rexhep Shahu është autor i një sërë librave dhe një nga veprimtarët e njohur i cili disa kohë më parë ka iniciuar ngritjen e bustit të poetit Havzi Nela në Kukës.