Një letër është varur në murin e prefekturës së Shkodrës ku Beqir Shabani shkruan se pròteston kundër qeverisë, por edhe kundër Lul Bashës e Sal Berishës që e la vendin në dorë të shokëve të Enverit. Sa i përket Ramës, thotë që të rrojë sa një mullar sane.
Letra e plotë: Unë pròtestoj kundër këtij regjimi bastard, unë do të pròtestoj cdo ditë kundër kësaj qeverie mercenare të Europës kùrvë (Gjergj Fishta). Unë pròtestoj edhe kundër opozitës manikine, o popull zgjohuni, apo do të prisni Ramën t’ju thotë se s’keni parë gjë akoma. Unë pròtestoj, unë pròtestoj kundra ambasadores amerikane që na flasin për liritë e botës dhe vijnë me shqipe të mësuar. Popull cohu, komunistët e kanë marrë pushtetin me pushkë.
O sot o kurrë me ju kthy kusurin në mënyrë demokratike. Këta po na dhùnojnë edhe fëmijë. Unë pròtestoj kundër Lul Bashës që na tregon vijën e kuqe, vija u ba kanop (litar). Unë pròtestoj kundër të gjithave mediave të “lira”. Unë pròtestoj me keqardhje kundër artistëve, peticionistë, që ne i kemi parë e ndjekur me nostalgji dhe nuk i kemi ndarë kurrë ne ato se kanë vlera. Unë pròtestoj kundra Sali Berishës që na i la peshqesh këto komunista shokët e Enverit, rroftë sa mallet aty ku është.
Rama rroftë sa një mullar sanet. Unë protestoj. Rumani të marrsha të keqen, ah keqardhje që nuk jam në Tiranë. Jo faji im, fatkeq që Tirana është në Tiranë. Beqir Shabani.