Në një kohë kur artistët dhe aktivistët po mbanin fjalime gjatë protestës së oragniuzar ditën e sotme tek sheshi, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, u dëgjua shpërthimi i dy shashkave.
Shpërthimi krijoi panik te protestuesit, ndërkohë që një gazetare mbeti e plagosur dhe një qytetar po ashtu u pa në rradhët e protestuesve i gjakosur.
Fax News ka siguruar videon exlusive të personit që dyshohet se hodhi shashkat në shesh, ndërkohë që dëgjohet të kërkojë që mos të fimohet duke shpërthyer në sharje. (M.Q/Faxweb.al)
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.
Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.
Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.