Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë sot pas shembjes së teatrit kombëtar ditën e djeshme.
Kjo protestë është përkrahur edhe nga opozita e bashkuar si dhe qytetare dhe aktivistë.
Protesta ka zgjatur pak orë ndërkohë që regjizori Robert Budina ka lajmëruar se këto protesta nuk do të ndalen pasi do kthehemi sërish në shesh ditën e mërkurë në orën 17:30.
Ajo që u vu re se nuk pati fjalime politike por vetëm nga artistë dhe aktivistë.
Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit nga forcat e IKMT pas një rezistence 2-vjeçare nga artistët.