Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ka reaguar për prishjen e Teatrit Kombëtar, në një postim në Facebook si dhë për dhunën e ushtruar nga forcat e rendit ndaj mbështetësve të kauzës për mos lejimin e shembjes së kësaj godine.
Jaho flet për situatën në vend që çoi në vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke reflektuar mbi mosmarrëveshjet që kanë shoqëruar debatin për teatrin në 2 vitet e fundit.
“Kur njerezit nuk arrijne t’i zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te lùftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktíma e pare…” shkruan Jaho.
Ndër të tjera krahas postimit të saj soprano ka bashkangjitur edhe dy fotografi, nga shembja e teatrit dhe prótesta e dhùnshme e një dite më parë në Tiranë. Ajo i bashkohet grupit të artistëve që ndjejnë keqardhje për një vendim të tillë që ka sh ókuar gjithë opinionin publik në Shqipëri dhe jo vetëm!