Nënkryetari i LSI-së, Petrit vasili ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të kryebashkiakut Veliaj dhe protestës së Teatrit ndërsa i redferohet masa për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.
Sipas Vasilit, tani e tutje Rama dhe Veliaj të mos flasin për distancim social sepse fyejnë veten, ndërsa kujton përleshjen e mes policisë dhe protestuesve të Teatrit.
“Kolege infeksioniste dhe epidemiologe HESHTNI!! (FOTO).
Me qe nuk keni kurajon tu tregoni vendin Edi Rames dhe shembelltyrave te tij ne Bashki,
tani e tutje mos flisni më per distancim social sepse fyeni veten. Qindra police te Edi Rames ngjeshur me njeri tjetrin dhe perqafimet neveritese bashkiake edhe me te moshuar jane fakte shume te renda dhe ne mes te dites.
Ju nuk keni kurajo profesionale ti ndaloni keta sharlatane politike. Ndaj Heshtni sepse te flasesh ketej e tutje per distancim social eshte me shume se turp. Keta mbyllen nje televizion per nje te ftuar me shume ne studio edhe duke e respektuar distancen sociale, gjobisin qindra qytetare e mbyllin biznese, ndersa po vete keta dhunojne cdo rregull. Ndaj HESHTNI !!”, shkruan Vasili.
(F.GJ/FAXWEB.AL)