Kryeministri Edi Rama deklaroi se e vetmja gjë që nuk do hapet në Shqipëri edhe në vijim, me afat të papërcaktuar është transporti publik, duke shtuar se ai është problem i madh për pándeminë e korónavirusit.
I pyetur në News 24 për konfuzionin që ka krijuar orari për restorantet e lokalet në të gjitha zonat, Rama tha se deri në orën 21:00 lokalet dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura në zonat e kuqe, ndërsa shtoi se pas kësaj ore momentalisht mund të qëndrojnë vetëm në zonat e gjelbërta duke paralajmëruar se hapja totale për gjithë vendin është afër, përjashtuar transportin publik.
“Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi.
Më vjen keq por nëse s’është kuptuar s’di në cfarë gjuhe duhet thënë, deri në 9 është e lirë lëvizja pa autorizim në zonat e kuqe e lokalet e restorantet patjetër që në zonat e tjera mund të rrinë hapur edhe përtej orës 9, edhe në zonat e kuqe edhe për pak ditë do jenë deri në orën 9 dhe më pas do zgjerohet orari”.