Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe për dy viktíma nga korónavirusi në 24 orët e fundit. Në Klinikën Infektive kanë vdékur, një person i moshës 78-vjeçare nga Shkupi dhe një 77-vjeçar nga Tetova. Sipas Ministrisë, dy viktímat vuanin edhe nga sëmundje kronike.
Me këto dy raste, numri i përgjithshëm i viktímave ka arritur në 106. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë sërish thirrje për respektimin e masave pasi sipas tij “të gjithë do të jetojmë me virùsin deri në gjetjen e vaksinës kundër tij”.
Ai ka paralajmëruar se rrézik për përhapjen e virùsit mbeten tubimet e më shumë personave në vende të hapura dhe të mbyllura andaj edhe ka bërë thirrje për mbajtjen e maskave në vendet ku nuk ka hapësirë për distancë fizike, shkruan REL.
Ndërkohë, sa i përket të inféktuarve janë regjistruar 22 raste të reja nga 533 teste të kryera. Sipas qyteteve, tetë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Shtip, dy në Prilep, tri në Tetovë dhe nga një në Strugë, Veles, Sveti Nikollë dhe Gostivar.
Për dallim nga ditët e kaluara, të martën ka rritje të numrit të të shëruarve. Gjithsej 50 persona janë shëruar plotësisht dhe prej tyre numri më i madh është në Shkup (16), Tetovë (15) dhe Kumanovë (10). Nga 1,839 persona të diagnostikuar me sëmùndjen Covid-19, që shkakton ky virùs 1,351 janë shëruar kurse aktualisht aktive janë edhe 382 raste.