Prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga KPA ka reaguar për pezullimin e Luan Dacit nga SPAK. Në një reagim, Sevderi thotë se anëtarët e KPA që u zgjodhën janë ish-studentë me rezultate të dobëta që nuk e njihnin Kodin Penal dhe dhanë dènime me vdèkje.
Për këtë arsye i bën thirrje autoriteteve që të shiojë me vëmendje faktet pasi këta persona nuk e reformuan drejtësinë shqiptare, por e shkatèrruan.
Reagimi i plotë
Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dènime me vdèkje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gènjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie.
Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtesine shqiptare, por përkundër nga sa pritej e shkatèrruan me themel. Çdo shqiptar i Republikes së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpèruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykates Kushtetuese , qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional.
Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalen e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krímin e Organizuar.
U bëj thirje autoriteve shqiptare dhe nderkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte sepse siç thotë fjala e urtë popullore “dielli nuk mbulohet me shoshë”? Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet tek Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cënon parim për një proces të rregullt ligjor.(A.M/Faxweb.al)