Pas lajmit për emërimin e ish-anëtarit të Parlamentit Europian, Knut Fleckensten si këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, ka shpërthyer ironia në rrjet.
Gazetari Ylli Dylgjeri në një shkrim në mediat sociale ironizon emërimin e tij në këtë post duke shtuar se kjo është një arritje e qeverisë Rama.
Po ashtu Dylgjeri shkruan se njëherësh Herr Knut do të jete dhe antar bordi te Ujësjellësit, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani.
Ja postimi i plotë i gazetarit:
Arritje e qeverisë së Rilindjes në Punësim. Në administratën shqiptare po punësohen tani edhe emigrantë nga Europa. Gjermani Knut Flacktenstein fitoi konkursin për këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë.
Njëherësh Herr Knut do të jete dhe antar bordi te Ujësjellësit, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani. Ai është i ri e mban ngarkesë pune, nuk është si policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç
e duhen larguar. Pritet edhe një bashkim familjar me gruan apo një martesë për tu sistemuar përfundimisht në një nga vilat e fshatit kapitalist Rrolling Hills. Shkesi Gramoz po qep kostumin e mblesërisë.