Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje.
Nesër dhe pasnesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00. Të dielën të gjitha mbyllur.
Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.
Postimi i plotë i Ramës
? KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA?
TA KALONI SA MË QETË?