Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ftuar në Fax News, foli në lidhje me masat e ndërmarra ditën e sotme për parandalimin e COVID-19, ku në mënyrë të papritur kryeministri Edi Rama lajmëroi se fundjava do të jetë e mby.llur.
Shehu tha se masat janë abs.urde dhe gjatë gjithë kohë kanë qenë të tilla, ndërkohë që po ashtu edhe kurba e përhapjes së virusit ka qenë e shoqëruar me deformime të mëdha.
“E gjithë kjo periudhë është shoqëruar nga ca marrëzira nga çudira shqiptare dhe është shoqëruar nga kurbë e painterpretueshme që vjen nga def.ormimet e mëdhaja të realitetit në paraqitjen e saj që lidhet me numrin e vogël të testimeve, që lidhet me metodikat jo linerae dhe lëvizjen e saj më një çelës poshtë tavoliëns. Kjo kurbë pastaj është shoqëruar me masa abs.urde, ku njerëzit janë koncentruar në orare të ngushta. Janë koncentraur në hapësira të ngushta duke mbllur hapësirat e gjëra.”- tha Shehu.
“Marre.zia e kurbes me marrezine e bllokimeve shqiptare. Ndersa “Komiteti teknik” ka humbur pa gjurme…kerkojeni ate! Ashtu sic eshte e pa deshifrueshme ajo kurbe “fallxhoresh”, unike ne bote ne cudite e saj, ashtu jane dhe vendimet ”hapje-mbyllje” te Kryeministrit, qe po kryhen ne vendin tone ne te gjithe kete periudhe pandemie, pa asnje logjike, mbeshtetje laboratorike, baze shkencore etj etj, dhe keto unike per nga absurditeti i tyre. E tille eshte dhe kjo fund jave me absurditete e kaos.
Ndersa kudo si te dhenat laboratorike, qe kane nje bosht linear, ashtu dhe vendimet e ”hapjes” kane nje tendece konstante e logjike, tek ne kalohet nga “hapjet” ne “mbyllje” e perseri ne “hapje” pa asnje baze, pa racionalitet e dobi, ne forme improvizimesh te pa interpretueshme e te pa argumentuara nga asnje specialist, qofte dhe nga ata te atij “komiteti”.
Nuk ka “virus” qe largohet te premten e cfaqet te shtunen, qe te djelen para dite nuk “sulmon” pensionistet dhe mbas dite nuk prek prinderit, por me kusht qe keta te jene te shoqeruar nga femijet!!
Nuk ka virus ne pyje e parqe te “fshehur” mbrapa pemeve, nuk ka virus ne det a lumenj, virusi eshte diku tjeter, por ai duhet kerkuar me testime e me tej bllokuar me metoda shkencore, qe eshte detyra e specialisteve t’i artikulojne. Te thone dicka edhe per keto modele antishkencore te Kryeministrit, qe mund t‘i gjesh vetem ne 3D, por jo ne realitet, ato vecse demtojne shendetin, ekonomine e demokracine.”- shkruan në Facebook Shehu.