10:21 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çdo tre ditë zhdùket një fëmijë në Shqipëri”, alarmi i QKFHSH: Pse Policia e Shtetit nuk vendos Sinjalin Amber?!

17:47 | 25/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çdo tre ditë zhdùket një fëmijë në Shqipëri”, alarmi i QKFHSH: Pse Policia e Shtetit nuk vendos Sinjalin Amber?!

Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri (në vijim QKFHSH) ka dalë me një deklaratë të fortë ditën e sotme adresuar Policisë së Shtetit ku ngrihet pyetja se pse kjo e fundit nuk vendos Sinjalin Amber për gjetjen e fëmijëve të humbur në Shqipëri

QKFHSH shprehet e shqetësuar për mungesën e veprimeve dhe protokolleve të punës në Policinë e Shtetit për të marrë në mbrojtje fëmijët e humbur!

Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, me kërkesën ndaj autoriteteve është bashkëngjitur edhe një video sensibilizuese të përgatitur për fëmijët në shqip.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur, një shërbim i përbashkët i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ALO 116-000, kërkon të sjellë në vëmendjen e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare, detyrimin dhe përgjegjësine e tyre për të mbrojtur fëmijët në Shqipëri, sidomos ata që janë më të rrezikuarit për t’u bërë viktima të dhunës dhe shfrytëzimit seksual apo ekonomik.

Sipas të dhënave të vetë Policisë së Shtetit, çdo tre ditë në Shqipëri humbet një fëmijë ose përafërsisht rreth 120 fëmijë në vit! Pikërisht sot, në ditën kur e gjithë bota sjell në vëmendje të gjitha përpjekjet që çdo shtet realizon për fëmijët e humbur, një vajzë 12 vjeçare rezulton e humbur që dje dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj, si dhe të paktën 14 fëmijëve të tjerë të humbur në vitet e shkuara. Disa prej këtyre fëmijëve rezultojnë të rrëmbyer nga familjarët e tyre, të tjerë largohen nga familja për shkak të dhunës dhe abuzimit, ku rreziku kryesor është që ata të bëhen pre e grupeve kriminale apo grabitqarëve seksualë.

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet më problematike në Europë në lidhje me mungesën e masave për mbrojtjen e fëmijëve të humbur, të shfrytëzuar dhe të trafikuar për qëllime seksuale. Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendeve Europiane kanë vite tashmë që zbatojnë Sinjalin Amber, sa herë që një fëmijë humbet dhe dyshohet se është në rrezik për jetën. Ndërkohë që Policia e Shtetit, ndonëse i është ofruar falas ky shërbim prej tashmë dy vjetësh nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri, vazhdon ende të mos kthejë përgjigje zyrtare për zbatimin ose jo të saj. Pyetja që me të drejtë mund të bëhet është: Kujt i intereson që të mos ketë sinjal Amber dhe që fëmijët e humbur të mos gjenden në Shqipëri?

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, ne i drejtojmë edhe një herë këtë thirrje publike Policisë së Shtetit: Zbatoni sinjalin Amber, mbroni fëmijët e humbur në Shqipëri!

Humbja e fëmijëve nuk është vetëm një çështje komplekse por dhe një problem ndaj të cilit asnjë shtet nuk gëzon imunitet! Përgjatë viteve 2016-2019 sipas të dhënave të Policisë së Shtetit 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. Ndërsa 353 fëmijë janë rikthyer pranë familjes, pjesa tjetër vijojnë të konsiderohen të humbur. Çdo vit, më tepër se 850.000 fëmijë në botë raportohen të humbur”, shkruhet në këtë reagim.

https://www.amberalert.eu/downloads/press/media/video/2020/albanian-dont-be-an-easy-catch.mp4

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ “Bashkohemi të mposhtim gangsterllëkun e politikës”, thirrja e fortë e Liçajt: Dilni shqiptarë, dilni patriotë

Para

“Demokracia jonë po delenizohet”, analisti për fundjavën pa makina: Rama bën Kasandrën reverse, askush nuk do t’i bindet

Para
“Demokracia jonë po delenizohet”, analisti për fundjavën pa makina: Rama bën Kasandrën reverse, askush nuk do t’i bindet

"Demokracia jonë po delenizohet", analisti për fundjavën pa makina: Rama bën Kasandrën reverse, askush nuk do t'i bindet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.