Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim ku tha se shpreh falenderimet e tij për mbështetjen e saj në procesin e reformave në vend.
Basha theksoi se PD është e angazhuar për të përfunduar reformën zgjedhore në afatin e përcaktuar që është 31 Maj, ndërsa vlerëson rëndësinë e saj për t’ju garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme larg përfshirjes së krimit dhe blerjes së votës.
“Dua ta falenderoj ambasadoren për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep reformës. Implementimi i Reformës Zgjedhore është një prioritet i PD, për të organizuar zgjedhje të pandikuara nga blerja e votës, të pandikuar nga ndërhyrjet kriminale.
Ne jemi të angazhuar për ta përfunduar deri më 31 maj. Në mënyrë që kjo krizë politikke dhe institucionale të marr fund duke shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit që është një nga angazhimet kryesore të Partisë Demokratike”, tha Basha.
Pas takimit me kreun e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se palët politike duhet të përfundojnë Reformën Zgjedore me datën 31 maj.
“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar. Për të përfunduar Reformën zgjedhore deri në 31 maj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)