Aulon Kalaja është pjesë e aktivistëve që kundérshtoi fort shémbjen e Teatrit Kombëtar dhe i është bashkuar AMT që po udhëton në qytetet e Shqipërisë për firmosjen e peticionit për të ringritur teatrin ashtu siç ishte.
Në një intervistë për “Fax News”, u shpreh se pas mbledhjes së firmave, pritet që të bëhet një prótestë madhëshore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk dha një datë të caktuar për këtë.
“E para, me informacionet që kam, do të bëhet një prótestë madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po kërkon mbështetjen e qytetarëve, përveç firmave edhe praninë e tyre në bulevard, në një prótestë që do të jetë shumë shpejt nëpër qytete për ta krehur sa më parë Shqipërinë dhe si deduksion logjik ose përmbyllje dhe nisjen e një vale të re. Do jetë prótestë që do organizohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, tha Kalaja.
Qyteti i parë që vizituan për të mbledhur firmat ishte Shkodra, ndërkohë që ditën e sotme ishin në Burrel dhe nesër kanë paralajmëruar se do të shkojnë në qytetin e Lezhës. Kalaja shtoi se askush nuk po shqetësohet për korónavirusin që e konsideron tashmë fántazmë dhe thekson se nuk ka mësuar për raste të sémurësh apo persona me shenja të sémundjes në këto ditë që janë bërë mbledhje.(A.M/Faxweb.al)