16:24 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të palarat do dalin në shesh”, Ralf Gjoni reagon pas përjashtimit nga Kuvendi: Ja çfarë iu bëri Ruçi dhe Balla 7 grave socialiste

10:00 | 27/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çfarë je ti pronar i parlamentit?” Ralf Gjoni përplaset me deputetin e PS-së: Sindroma e qeverisjes Rilindase që se çan kokën për qytetarin

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, lidhur me përjashtimin e tij nga Byroja e Kuvendit për 10 ditë nga seancat, pasi nxori në Kuvend lëpirëse.

Gjoni shprehet se askush nuk do e pengojë që të thojë të vërtetat e tij, ndërsa shton se kanë qenë 7 gra deputete socialiste ato që janë detyruar nga Ruçi dhe Balla që të vendosin për mbajtjen e tij me 10 ditë jashtë Kuvendit.

Postimi i Gjonit: TË PALARAT DO DALIN NË SHESH. NUK MA MBYLLNI DOT GOJËN! Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake. Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur). Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop në gojë do kenë. ?

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.

Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!

Pas

“Nuk u bë qameti po ikën 5 veta nga politika”, Murrizi përplaset me socialistët, Manja flet me kode: Ja ku kanë shkuar ata që janë pastruar nga ne!

Para

Shpërthim rastesh me Covid 19, të infektuar dhe 15 mjekë dhe infermierë

Para
Infektimet masive në bùrgje, mbërrin tek Spitali Infektiv një i dënuar (VIDEO)

Shpërthim rastesh me Covid 19, të infektuar dhe 15 mjekë dhe infermierë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.