Kryemyftiu i Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, pritet që të japë sot dorëheqjen nga ky post.
Pas Rexhepit mendohet se si ushtrues detyre do të vij myftiu i rajonit të Gostivarit Shaqir Fetahu megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar, raporton Express.
Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasukseshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.
Rexhepi u kthye nqë qendër të debatit mediatik pak ditë më parë për shkak të të martesës me një vajzë rreth 50 vjet më të re se ai.
Madje mediat në Maqedoni raportuan se Sulejman Rexhepi ne vend të unazës si shenjë e kurorëzimit të dashurisë së tij me të rejën i ka dhuruar orën e shtrenjtë 37.000 euro!