Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë dhe tallëse ndaj kryeminiostrit në detyrë, Albin Kurtit së fundmi kur e përcaktoi si më të dobëtin në historinë e qeverisjeve në Kosovë, ndërsa kësaj deklarate i është përgjigjur edhe shefi i ekzekutivit.
“Kryeministër më të dobët e më të paditur, më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë, vendi nuk ka patsr nga periudha 2000 e tutje. Kosova ka ndërruar shumë kryeministra. Një kryeministër që një ligj nuk e ka plotësuar në Kuvend, çfarë kërkon prej tj? Çfarë ka bërë për bujqësinë? Biznesin e bogël, të mesëm? Zero”, tha presidenti në një intervistë televizive, duke theksuar se kjo qeveri ka dështuar.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Kurti, i cili e etiketon Thaçin, si pjesë të regjimit të vjetër. Kurti ia ka kthuyer në të njëjtn mënyrë ku nuk ka kursyer ironinë kur thotë se ai shpurdh (gërvish) nëpër studiot televizive dhe se po ushtrojnë trysni ndaj gjhyqtarëve të Kushtetueses që kanë në dorë fatin e qeverisë.
“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”, reagon Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale..
Kryeministri në detyrë shtoi se “në ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”