Presidenti Ilir meta i ka dërguar një letër mbretësreshës së Danimarkës, Margrethe II në kuadër të 50-vjetorit që nga krijimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë deh shtetit të saj.
Duke shprehur vlerësimet më ta larta ndaj saj, përkrahjen e danimarkës ndaj Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit përforcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, lirisë së medias dhe për qeverisje të mirë në vendin, Meta thekson se ka shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona.
Letra e plotë: Tiranë/ MadhëriaJuaj, Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur qëkam mundësinë të ndaj gëzimin e festimit të këtij momenti të paharrueshëm me Madhërinë Tuaj dhe me popullin danez.
Ne gëzojmë sot për lidhjet miqësore të gjithëanshme dhe të
Vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluarndër vite, teksa marrëdhënia jonë institucionale është
Forcuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndarë dhe rrezatuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe begatisë përmes bashkëpunimit tonë të mirë dypalësh, partneritetit të NATO-s dhe angazhimit europian.
Në këtë kontekst, Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakomshme që Danimarka ka ofruar gjatë 30 viteve të fundit përforcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, lirisë së medias dhe për qeverisje të mirë në vendin tim, të cilat besoj fuqimisht se do të vazhdojnë teksa ne përparojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt rrugës për në BE.
Gjithashtu, kam shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona.
Duke shprehur edhe njëherë urimet e mia të përzemërta për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, dhe duke shprehur urimet e mia më të mira për begatinë dhe mirëqenien e Madhërisë Suaj dhe Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutemi pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimet e mia më të larta. Ilir META
Madhëria e Saj, Margrethe II Mbretëreshë e Danimarkës KOPENHAGEN