16:31 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas një greve disa ditore, punëtorët shqiptarë në Greqi fitojnë ‘betejën’ me punëdhënësit e shtetit fqinj

18:55 | 28/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas një greve disa ditore, punëtorët shqiptarë në Greqi fitojnë ‘betejën’ me punëdhënësit e shtetit fqinj

Nga Shpëtim Zinxhirija

Shqiptarët të bashkuar qendruan për një javë në grevë ne sheshin e fshatit për ngritjen e pagës dhe të sigurimeve shoqërore dhe më në fund fituan. Këtë e konfirmoi sot kryetari i Shoqatës se Emigrantëve Shqiptarë në Greqi z. Arben Cani. ( i cili ishte në grevën e tyre)

Ata mbajtën fjalën e tyre se nuk do të shkonin në punë pa marrë 30 euro në ditë dhe këmbëngulja e tyre dha rezultat edhe pse nga bashkia vendase u tentua per tre dite te thyej kjo greve duke sjellur punëtorë nga qyteti i Verias.

Ishte sheshi i fshatit që i bashkojë ata të gjithë burra gra dhe fëmijë në kërkim të të drejtave të tyre dhe fituan.

Mbi 70 familje jetojnë në këtë fshat që nga 1990 dhe puna e tyre kryesore është bujqësia. Ata u hodhën në grevë se vetëm kështu mund të fitohet dhe fituan.

Nga 22 euro që ishte paga ditore sot pas grevës marrin 30 euro. Nëse sigurimet shoqerore paguheshin nga shqiptarët sot paguhen nga punëdhënësit, ku bëhej fjalë për një shumë prej 1000 euro. Pra në këtë botë asgjë nuk dhurohet por fitohet.

Për nga historia ishte një nga grevat e para që bëheshin në këtë vend, ku të vetëm pa asnjë përkrahje nga shoqatat e tjera fituan.

Një grevë që u pasqyrua gjatë edhe në televizionin TRIBUNA në Athinë. Por një problem mbetet për ata qe kanë ardhur pas marrëveshjes që pati Rama me Misotaqin ku ende nuk dihet se kush do te paguaje siguracionet apo sherbimet shendetësore, pasi keta te fundit kanë ardhur me vize turistike.

Deri më sot pronarët kërkojnë që sigurimet shoqerore të paguhen nga “turistat” shqiptarë, që erdhën për të punuar tokat në Greqi.

Pas

“Janë në funksion të një partie të re”, regjisori Edmond Budina reagon ashpër ndaj Ramës

Para

Rikthehen seancat e KPK-së, kush është gjyqtarja që do të përballet me vettingun me 3 qershor

Para
Rikthehen seancat e KPK-së, kush është gjyqtarja që do të përballet me vettingun me 3 qershor

Rikthehen seancat e KPK-së, kush është gjyqtarja që do të përballet me vettingun me 3 qershor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.