Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu ajo ka treguar se në ç’rast do të ndërpritej hapja e vendit dhe do të riktheheshin masat kufizuese.
“Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rasteve të reja, krahasuar me një dyjavësh të mëparshëm. Nëse do të kishim një rritje të numrit të të shtruarve duke përfshirë Covid 1, pra duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15-20 raste. Atëherë ne stopojmë, pra qëndrojmë në vend, s’ka më rihapje, nëse kjo rritet, atëherë ne do të bëjmë rikthim prapa”, tha Manastirliu. ‘
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet të bëhen publike dhe protokollet e sigurisë dhe masat që do të merren për plazhet në vend, që do të hyjnë në fuqi nga data 1 Qershor.
“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”, tha ministrja.