07:11 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Yuri Kim ultimatum palëve politike për Reformën Zgjedhore: Duhet të përfundojë brenda 31 majit!

18:34 | 29/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas tryezës së sotme për Reformën Zgjedhore, ku kërkon që marrëveshja mes palëve poltike të arrihet brenda datë 31 maj ashtu siç premtuan.

Teksa i kërkon të mos zhgënjejnë për atë që kanë premtuar, ambasadorja amerikane nxjerr dhe përcaktimin e termit negociata që është “askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni” shkruan Yuri Kim.

Palët politikë në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore ende nuk kanë rënë dakord për disa çështje si: depolitizimi i komisioneve zgjedhore, teknologjia në proces, si dhe propozimin e PD që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese.

Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damina Gjiknuri, tha se për teknologjinë parimisht janë dakord, por tha se mosrealizimi i saj nuk është arsye për të mos u zhvilluar zgjedhjet. Ndërsa për sistemin zgjedhor u shpreh se nuk ka një propozim nga opozita.

“Ka një shkresë të ODIHR, ku kërkon implementimin shkallë- shkallë të teknologjisë, pasi ka risqe të shumta dhe mund të verë në dyshim procesin tradicional kur nuk funksionon. Kemi problem të paadresuar çështjen e administratës zgjedhore. Duhet të gjejmë një formula të depolitizimit të administratës zgjedhore. Edhe këtu propozim jonë akoma nuk ka marrë mbështetjen e PD, sepse e lidhin me zbatimin e teknologjisë. Nga ana tjetër, PD solli edhe një propozim, në lidhje me sistemin e procesit të ankimit të procesit zgjedhor, që kërkon përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë ekspertët kërkuan kohë për të na kthyer përgjigje. Ne jemi të vendosur për përfshirjen e teknologjisë në atë masë që është e duhur. PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit. Se çfarë deklaratash bëjnë unë nuk komentoj. Kam thënë atë që nëse ka kërkesë për trajtimin e sistemit zgjedhor ne jemi të hapur, por do shprehmi të fundit. Teknologjia nuk mund të jetë arsye për të mos hyrë në zgjidhje. Asnjë ngjarje nuk mund t’i lihet një teknologjia që nuk e ke në dorë ti. Unë parimisht jam dakord.”, tha Gjiknuri.

Deputetja, Rudina Hajdari, u shpreh se sot nuk u ra dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.

“Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar, përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik. Erdhi në momentet e fundit. Nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët. Sistemi do të diskutohet sërish. Pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër” tha ajo.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, deklaroi se në rast se nuk do të ketë identifikim të plotë biometrik, atëherë çdo konsensus i arritur në pikat e tjera në këtë tryezë është i kotë.Sipas tij, nëse ky kusht i opozitës nuk do të realizohet, atëherë Reforma Zgjedhore është në rrezik, gjë që do të thotë ky Këshill është drejt dështimit.

“Sot këshilli politik vazhdoi diskutimin për çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debat, refuzimin e PS për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve, me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive. Pa u siguruar kjo numërimi i votave do ishte i falsifikuar. Refuzimi edhe sot e bën të pamundur arritjen e konsensusit, siç është administrimi i zgjedhjeve, roli i që do të ketë Kolegji Zgjedhor. Për këtë bëm propozim, duke sugjeruar që të jetë GJK trupa që do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve. Nëse PS do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga zvarritjet për këtë çështje, i hapet rruga kompromiseve të tjera. Propozimi i opozitës është futja teknologjisë në votim, votim dhe numërim në të gjitha qendra e votimit. Duke ditur që teknologjia është e gatshme dhe e demostruar të gjithë aktorëve, është e mundshme të zbatohet. Kemi pranuar që të ecet me identifikim bimetrik për pjesën tjetër.

Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i pamundur për certifikim të zgjedhjeve. Qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj s’pati kompromis për rolin e policisë. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë në legjislacion. KQZ nuk është diskutuar dhe do jetë pjesë e hapësirave për kompromis. Ia bëmë të qartë mazhorancës që pa dakordësi për identifikimin biometrik, të gjitha dakordësitë e tjera nuk ka vlerë. Ka ende hapësirë që të reflektojnë dhe që të bien dakord në interes të shqiptarëve jo të kryeministrit Edi Rama”, tha Bylykbashi.

Etiketa: reforma zgjedhoreYuri Kim
Pas

Publikoi fotot me ármë të nënës që pòlicia i dhùnoi djalin, reagon Ardi Veliu: Ndjesë nëse jam keqkuptuar

Para

Shiu nuk i ndal mbledhjet e firmave, AMT ndalon në Elbasan (VIDEO)

Para
Shiu nuk i ndal mbledhjet e firmave, AMT ndalon në Elbasan (VIDEO)

Shiu nuk i ndal mbledhjet e firmave, AMT ndalon në Elbasan (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.