Në shpèrthim i fortë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel pranë QSUT-së në Tiranë, i cili është në pronësi të Ervin Matës, një prej personave të përfshirë në atë që u quajt masakras e ish-Bllokut. Ngjarja derimë tani është e pazbardhur nga ana e policisë, dhe nuk dihet sasia e lëndës plasëse që është hedhur.
Forca të pòlicisë rrethuan mbrëmjen e djeshme zonën, ndërsa përvecc disa xhamave të thyer, nuk pati raportime për njerëz të lënduar. Nuk dihet ende se pse nuk ka një njoftim të detajuar për ngjarjen nga ana e policisë, edhe pse kanë kaluar tashmë rreth 10 orë nga shpërthimi.
Ervin Mata ia hodhi paq nga ngjarja e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.
Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Vetë Mata u dorëzua në Policinë e Tiranës, dhe më pas ndaj tij u vendos masa e detyrimit të paraqitjes. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post