Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar publikisht duke thumbuar Avdulla Hotin, qeverinë e të cilit e quan të kotë. Në një video, paralamëron rikthimin në pushtet duke thënë se Lëvizje Vetëvendosje është partia e parë më e madhe në vend e Kuvend.
“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre.Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.
Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme.
Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa.
Nesër nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha Kurti.(A.M/Faxweb.al)